Faktorët si lindja e parakohshme dhe komplikacionet në lindje shkaktojnë pakësimin e sasisë të qumështit në gjirin e një gruaje.
Megjithatë duhet të keni parasysh që sa më shumë ta ushqeni fëmijën me qumësht, aq më shumë do të prodhojë gjiri, prandaj tregohuni të vëmendshme kur bebi shfaq uri që ta ushqeni.
Sa herë të jetë e mundur qëndroni afër fëmijës që të keni konakt lëkurë me lëkurë sepse kjo do t’ju ndihmojë të afroheni emocionalisht më shumë dhe do të stimulojë gjirin për të prodhuar qumësht.
• Takohuni me nëna që kanë problemin tuaj.
• Kërkojini mjekut që t’ju drejtojë tek një specialist i gjidhënies.
• Bëhuni pjesë e grupeve ne rrjete sociale që kanë interesa të përbashkëta me ju./pernenat.al/