Këto janë gratë që rrezikohen më së shumti që të lindin fëmijë me autizëm
Gratë të cilat kanë probleme me vezoret janë ndër më të rrezikuarat që të lindin fëmijë me çrregullime të autizmit.
Sipas studimeve janë 35 për qind e grave më të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm. Kjo shihet si një e ‘dhënë e rëndësishme’, duke pasur parasysh faktin që akoma nuk është zbuluar tërësisht shkaku i autizmit.
Ndërsa në studimin që është bërë në Universitetin e Kembrixhit është thënë se për këtë problemi është tek ndryshimi i niveleve të testosteronit.
1 në 10 gra sëmuren nga sindroma e vezores policistike dhe shkaktohet pikërisht nga nivelet e këtij hormoni. Kjo pastaj kthehet tek të vegjlit në mitër.
Ata analizuan të dhënat nga 8500 gra që ishin prekur nga sindroma e vezores policistike dhe panë se këto gra kishin 2.3 për qind më shumë gjasa të lindin një fëmijë me autizëm./Metro/