Shtatzënia është një kohë emocionuese, por njëkohësisht edhe stresuese e sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë.
Mirëpo, një ndër pyetjet e zakonshme për të cilat nëna shqetësohet është nëse ndikon virusi covid-19 te foshnja juaj shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Edhe në vitin 2020, Organziata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se Covid-19 është një sëmundje e re, e cila nuk është studiuar mjaftueshëm impakti i tij te gratë shtatzëna.
Por, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) është vërejtur se gratë shtatzëna janë më të ndjeshme se të tjerët ndaj viruseve.
Poashtu, studimet kanë treguar se gratë shtatzëna nuk kanë shanse për të përjetuar komplikime të rënda si, pneumonia.
Ekspertët kanë vërejtur se gratë shtatzëna të infektuara me Covid-19 kanë kaluar një abort, lindje të parakohshme dhe defekte në lindje si pasojë e etheve të shfaqura në tremujorin e parë./GazetaShneta/