Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar masat e reja për parandalimin e infeksionit të Covid-19. Kryeministri Avdullah Hoti do të mbaj sot një konferencë për media ku do të konfirmoj vendimin e Qeverisë
Këto masa do të vendosin komunat e Kosovës në tri kategori, në bazë të të cilave parashihen kufizime të ndryshme.
Komunat me rrezik të ulët të infeksionit konsiderohen ato me më pak se 75 raste pozitive në 100 mijë banorë në shtatë ditët e fundit. Këto komuna vendosen në zonën e gjelbër me kufizim të orarit të punës për bizneset, përfshirë gastronominë dhe qendrat tregtare nga ora 19:00 deri në 05:00.
Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit me mbi 76 deri në 149 raste pozitive në 100 mijë banorë, vlerësohen me ngjyrë të verdhë. Në këto komuna bizneset, gastronomia dhe qendrat tregtare janë të ndaluara të punojnë nga ora 18:00 deri në 06:00.
Në zona të kuqe konsiderohen ato komuna që kanë mbi 149 raste pozitive në 100 mijë banorë. Në këto komuna do të ndalohet tërësisht puna e gastronomisë, përveç shërbimit merre me vete dhe puna me mysafirë në hotele. Ndalohet poashtu shërbimi i tekstilit dhe teknikës së bardhë në markete, me përjashtim sektorit të ushqimit.
Dokumentin e plotë të masave të propozuara nga MSH e gjeni tek gazetainfokus.com