Në publikimin e statistikave të lindjeve, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur edhe moshën e nënave që kanë sjellë fëmijë në jetë.
Në tabelën e lindjeve sipas grup-moshave, janë evidentuar pesë nëna mbi moshën 50-vjeçare që kanë lindur bebe. Katër prej tyre janë shqiptare ndërsa 1 është serbe, shkruan Gazeta Shneta.
Numër i madh i nënave që kanë lindur fëmijë në moshë të shtyre janë edhe ato mbi 40 vjeçe.
599 gra në moshën 40-44 dhe 53 gra 45 deri në 49 vjeç, janë bërë me fëmijë gjatë vitit të kaluar.
Ndërsa numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë janë ato ndërmjet 25-29 vjeçe.
Shikojeni tabelën e plotë më poshtë. /Gazeta Shneta/