Këto janë pasojat e tmerrshme e të ngelurit shtatzënë me diabet

2018-08-10 në ora 19:27

Gratë shtatzëna që kanë obezitet dhe diabet mund të kenë më shumë gjasa që të kenë fëmijë me autizëm, ADHD dhe çrregullime të tjera psikike, sugjeron një studim i ri.

Këto çrregullime mundësohen për shkak të një kombinimi të predispozicionit gjenetik dhe faktorëve të mjedisit, duke përfshirë shëndetin e nënës dhe zakonet dietike, ndërsa ajo është shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studimit të ri suedez, madje edhe pa diabet, nënat me obezitet kishin 67 përqind më shumë gjasa që të kishin fëmijë me ndryshime në gjendje humori dhe stres sesa gratë që mbanin një peshë të shëndetshme gjatë shtatzënisë.

Me diabet ekzistues, nënat në obezitet kishin më shumë se gjashtë herë më shumë gjasa të kishin fëmijë me ADHD, probleme të sjelljes ose autizëm./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.