Mënyra më e mirë që fëmijët të kuptojnë shumë gjëra, është që ata të bëjnë shumë pyetje. Por, cila është mesatarja, sa shumë pyetje ata presin që ne tu japim përgjigje gjatë ditës?
Sipas një studimi të fundit të një kompanie lodrash në Londër—Tots Town, një mesatare të zhvillimit të lojës sjellë se nga 18 muajsh e deri në 3 vjeç, përgjigja është 73, shkruan Mom.Me transmeton Gazeta Shneta.
Studimi intervistoj rreth 1,500 nëna dhe baballarë në Angli për të listuar pyetjet më sfiduese që fëmijët u bëjnë atyre.
Pyetjet që bëjnë pjesë në Top 10:
– Përse vdesin njerëzit?
– Nga kam ardhur unë?
– Çka është Zoti?
– Si jam bërë unë?
– Çka nënkupton ”Nuk kemi mundësi ta blejmë atë”
– A ekziston babadimri?
– Pse duhet të shkoj në shkollë?
– Kur ti të vdesësh me kënd do të jetoj unë?
– Përse qielli është i kaltër?
– Përse nuk mund të rri zgjuar deri vonë sikur ti?