Nëse shtatzënia juaj ka zgjatur një javë më shumë, atëherë nuk do të keni komplikime përderisa ju dhe bebja jeni mirë.
Sidoqoftë, nëse shtatzënia zgjat për më shumë se një ose dy javë, pra shkon në javën e 42 ose 43, atëherë mund të hasni në disa rreziqe, përcjell Gazeta Shneta.
Këto janë rreziqet e një shtatzënie të tejzgjatur:
-Infeksion në bark
-Placenta mund të mos jetë në gjendje të prodhojë ushqime dhe oksigjen për fetusin
-Probleme të papritura gjatë shtatzënisë
-Lind fëmija i vdekur
-Bebja mund të jetë më e madhe se që është e zakonshme
-Mund të kaloni më shumë orë në lindje
-Mund të duhet të lindni me prerje Cezariane
-Komplikime në lindje si infeksione, shqyerje vagjinale ose gjakderdhje pas lindjes./GazetaShneta
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.
Shtatzënitë e tejzgjatura: Pse ndodhin dhe çfarë duhet të bëni kur lindja vonohet