Më poshtë po ju japim disa sugjerime për të kuptuar kohën kur bebja juaj është i uritur dhe shenjat që e tregojnë këtë.
Të gjitha foshnjat janë të ndryshme, dhe të gjithë kanë mënyra të ndryshme për t’i lënë nënat e tyre të kuptojnë se ata janë të uritur.
Me kalimin e kohës ju dhe fëmija juaj do të njihni më mirë njëri-tjetrin, dhe ju do të dalloni në kohë sinjalet unike të fëmijës suaj për sa i përket urisë.
Shenjat e vona të urisë:
E qara
Lëvizjet e shqetësuar të trupit.
Ngjyra e trupit kthehet në të kuqe.
Shenjat e hershme të urisë:
Lëvizjet e gojës, buzëve ose gjuhës:
Imitimi i pirjes së gjirit me buzë.
Hapja dhe mbyllja e gojës.
Nxjerrja jashtë e gjuhës.
Rrudhosja e buzëve.
Kërkimi për gjirin:
Foshnja lëviz kokën e tij/saj nga njëra anë në tjetrën, sikur është duke kërkuar për diçka.
Nëse ju prekni anën e kokës së fëmijës tuaj, dhe ai/ajo kthehet nga ajo anë, duke kërkuar për diçka që të thithë, atëherë ju do të kuptoni se fëmija juaj është i uritur.
Refleksi i dorës tek goja:
Kjo është kur fëmija juaj vendos duart e tij në gojën, dhe i thith ato. Fëmija juaj mund të thithë edhe gjëra të tjera të tilla si; lodra ose veshje.
Lëvizja e shpejtë e syve ndërsa bebi është në gjumë:
Kjo është një mundësi e mirë për të ushqyer një të porsalindur të fjetur, në qoftë se ju e dini se ai nuk është ushqyer për një kohë të gjatë. /botaebebeve