Këto janë shenjat kur nëna prodhon qumësht të mjaftueshëm për beben

2017-03-17 në ora 12:54

Është krejt normale të shqetësoheni në lidhje me prodhimin e qumështit gjatë ushqyerjes së bebes suaj.

Treguesi më i mirë se ju jeni duke prodhuar qumësht mjaftueshëm, është ngritja e peshës së bebes. Është normale që fëmija të humbë peshë në ditët e para, por pastaj e rikthen atë tri deri në pesë ditë pas lindjes, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.

Bebet zakonisht rikthehen në peshën e lindjes deri në 14 ditë.

Këto janë shenjat e tjera që fëmija juaj është duke thithur qumësht mjaftueshëm:

Dhënia e gjirit është e rehatshme dhe pa dhimbje

Foshnja është e kënaqur me gjidhënie të paktën gjashtë deri në tetë herë në ditë

Gjiri juaj është i zbrazu dhe i butë pas ushqimit

Ju mund ta dëgjoni dhe shihni beben tuaj tek thithë qumështin

Fëmija juaj e ndërprenë ushqimin kur e mbaron

Bebja urinon së paku shtatë herë në ditë

Shumicën e rasteve nënat kanë qumësht të mjaftueshëm, por duhet siguruar nëse foshnja është në gjendje për ta thithur atë. /Gazeta Shneta/