Bёhet fjalё pёr skarlatinёn, e cila ёshtё njё sёmundje qё shkaktohet nga bakteri “Streptokokus pyogenes bacteria” dhe kjo sёmundje do tё prekё tё gjithё trupin e fёmijёs.
Do tё shoqёrohet me temperaturё kryesisht tek fёmijёt me moshё 5-15 vjeçare. Skarlatina ishte njё infeksion qё mori jetёt e fёmijёve nё masё nё shekullin e 20, por qё mjekёt po shprehin shqetёsimin e tyre nё lidhje me rikthimin e saj kudo nё botё, dhe mё e rrezikuara ngelet Britania e Madhe.
Ёshtё e rёndёsishme qё prindёrit tё njohin simptomat…
Skuqje nё lёkurё. Fillojnё tё shfaqen nё fytyrё, gjunjёt si edhe pjesё tё tjera tё trupit. Lёkura do tё duket si e djegur nga dielli dhe shumё e ashpёr nё tё prekur.
Vijat e kuqe. Nё zonat lidhёse tё trupit (gjoksi, qafa, sqetullat, bёrrylat dhe gjunjёt) do tё shfaqen disa skuqje mё tё forta se nё pjesёt e tjera tё trupit.
Fytyrё e skuqur dhe e irrituar. Lёkura e fytyrёs do tё ketё njё ngjyrё tё kuqe tё hapur si edhe rreth gojёs do tё shfaqen disa rrathё tё bardhё.
Njё gjuhё si luleshtrydhe. Kjo shenjё vёrehet nё fazat e para tё sёmundjes. Gjuha do tё duket e kuqe dhe me kokrriza njёsoj si njё luleshtrydhe. Nё disa fёmija ajo mund tё vishet edhe nga njё shtresё e bardhё.
Temperaturё e lartё. Mund tё shkojё mbi 38.3 gradё dhe nёse shoqёrohet edhe me njё simptomё tjetёr mund tё konsiderohet si njё simptomё e skarlatinёs.
Dhimbja e fytit. Skarlatina shkakton skuqje dhe dhimbje tё fytit. Nё disa zona ajo gjithashtu mund tё shfaqet e bardhё ose e verdhё. Fёmija do tё ketё vёshtirёsi kryesisht nё gёlltitje.
Nёse fёmija juaj shfaq njё nga kёto shenja shkoni urgjent tek mjeku. /pernenat