Gjatë gjithë pandemisë, sëmundja infektive COVID ka shfaqur më shpesh të njëjtat ‘grusht simptomash’, të tilla si një kollë, ethe, dhimbje koke dhe dhimbje trupi – si dhe disa raste të çuditshme simptoma si ‘gishtërinjtë e skuqur Covid’ dhe skuqjet të lëkurës.
Tani, varianti i ri që drejton valën e dytë të infeksioneve në Indi, e cila gjithashtu ka bërë rrugën deri në SHBA dhe Britani të Madhe, tani po shkakton disa simptoma të reja serioze për të cilat duhet të dini, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
“Vitin e kaluar, ne menduam se kishim mësuar për armikun tonë të ri, por ai ndryshoi,” i tha burimit Bloomberg, Dr. Abdul Ghafur, nga fusha infektive në Indi. “Ky virus është bërë kaq i paparashikueshëm”.
Burimi Bloomberg intervistoi gjashtë mjekë në të gjithë Indinë për të marrë një ide të gamës së simptomave që shkakton varianti i Indisë – i njohur gjithashtu si varianti Delta.
Mjekët thanë se kanë parë dhimbje stomaku, të përziera, të vjella, humbje të oreksit, humbje të dëgjimit, dhimbje të kyçeve, ënjtje rreth qafës dhe bajamet dhe mpiksje të gjakut.
Varianti Delta duket të jetë lloji më infektues i COVID deri më tani. Burimi Times of India raportoi sipas një zbulimit se varianti Delta është 50 përqind më ngjitës sesa varianti Alpha, i cili filloi në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas burimit Bloomberg, varianti Delta tani është i pranishëm në mbi 60 vende. /Gazeta Shneta/