Këto janë spitalet ëndërrore që ka ndërtuar Pacolli, dy janë në Siberi (FOTO)

2017-02-26 në ora 14:38

Kompania Mabetex Group, pronë e biznesmenit të suksesshëm nga Marevi, Behxhet Pacolli, ka lënë gjurmë edhe në ndërtimet shëndetësore.

Mabetex Group mban vulën për ndërtimin e gjashtë qendrave spitalore në botë, shkruan Gazeta Shneta.

Tre janë në Astana të Kazakistanit, një në Zagreb, ndërsa më të veçantit janë dy në Siberi.

Tre spitalet në Astana, Pacolli i ndërtoi në vitet e lulëzimit të këtij qyteti e që shumica e tij u ndërtua pikërisht nga kompania Mabetex.

‘National Research Cardiac Surgery Center’, ‘National Research Center for Maternal & Child Health’ dhe ‘Republican Diagnostic Center’ janë të lokalizuar në Astana.

Qendra Klinike Spitalore Dubrava në Zagreb

Në Zagreb, Qendra Klinike Spitalore Dubrava mban vulën e ndërtimit nga Mabetex Group.

Kjo qendër filloi ndërtimit në vitin 1991, e dizajnuar të ketë 800 shtretër dhe të jetë një spital ushtarak. Puna në këtë spital u ndërpre, për t’u vazhduar më pas me ndihmën e sistemin shëndetësor kroat dhe për t’u përfunduar në vitin 1992.

Spitali për momentin ka 680 shtretër. Sipas informatave nga Wikipedia, ky spital kryen 18,000 ndërhyrje vjetore dhe ka mbi 1.4 milionë tretmane tjera mjekësore.

E, kryeveprat e Pacollit janë të lokalizuara në Siberi, pjesën e kontinentit aziatik me temperatura ekstreme, njofton Gazeta Shneta. 

Atje, kompania e udhëhequr nga Pacolli ndërtoi Spitalin e Përgjithshëm në Norlisk dhe spitalin ‘Mother and Child Care’ në Republikën Jakutski disa mijëra kilometra larg nga Norlisk.

Në këtë spital janë të vendosur 800 shtretër, ndërsa në Norlisk spitali shërben për mbi 100 mijë banorët që banojnë në atë zonë.

Në dy këto projekte u realizuan në kushte ekstreme, ndërsa punëtorët që morën pjesë në këtë ndërtime, shumica ishin nga Kosova. /Gazeta Shneta/

‘Mother and Child Care’ në Jakutski

 

‘Mother and Child Care’ në Jakutski
Spitali i Përgjithshëm në Norlisk