Qeveria amerikane po financon tre kompani për zhvillim sa më të shpejtë të vaksinës kundër Covid-19.
Kompanitë si Moderna, Pfizer dhe Novavax janë tre kompanitë më të njohura që janë në zhvillim e sipër të vaksinës kundër Covid-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Novavax
Studimet e fazës së parë treguan se pjesëmarrësit kishin nivele të antitrupave që mund të luftojnë virusin që është katër herë më i lartë.Nga 106 persona që morën vaksinën, pesë kishin efekte anësore të rënda, duke përfshirë dhimbje të muskujve, dhimbje në nyje dhe ethe.Këto efekte zgjatën rreth dy ditë ose më pak.
Moderna
Vaksina e zhvilluar nga Moderna, një kompani bioteknike me qendër në Cambridge, Massachusetts.Studimet në fazën e parë treguan se vaksina solli një përgjigjje imune.Faza e dytë filloi në maj, ndërsa faza e tretë sapo ka filluar javën e kaluar.Sa i përketë efekteve anësore, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve raportuan efekte anësore të konsideruara normale si të dridhura, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe lodhje.
Pfizer
Studimet në gjysmën e fazës së parë ishin pozitive; ato prodhuan një përgjigjje imune dhe antitrupa.Nëse testimi shkon në mënyrën e duhur dhe merr miratimin e FDA-së, atëherë deri në fund të vitit mund të jenë në dispozicion 100 milion doza.Efektet anësorë ishin përgjithësisht të buta dhe mesatare, që zgjatën 1-2 ditë, përfshirë ethe, lodhje dhe të drithura./GazetaShneta/