Felice Jacka, drejtoreshë e Qendrës Ushqimore dhe e Disponimit në Universitetit Deakin, thotë se duke i ndihmuar fëmijët tanë të hanë në rrugën e duhur mund të jetë përgjigje ndaj çrregullimeve të humorit në fëmijëri.
Duke paraqitur kërkimet e saj inovative në një forum të kohëve të fundit të drejtuar nga Fondacioni Rinor Kombëtar i Shëndetit Mendor, Felice thotë se studimet e psikiatrisë ushqimore tregojnë një lidhje të qartë mes asaj që hamë dhe asaj si ndihemi, transmeton Gazeta Shneta.
Qendra e Ushqimit dhe e Disponimit pranon se “fëmijëria dhe adoleshenca janë dritare kritike të zhvillimit; gjatë kësaj kohe, për herë të parë shfaqen shumë gjendje psikike. Shumë çrregullime të zakonshme mendore, të tilla si depresioni dhe ankthi, shpesh shfaqen në vitet tona të para dhe mund të jenë të vazhdueshme.”
“Ajo që ne rekomandojmë është gjë e thjeshtë: dietën mediterriane”, thotë Felice.
- Sasi të vogla të mishit të kuq.
- Ushqime të përpunuara minimalisht, ushqime të freskëta sezonale (aty ku është e mundur).
- Ushqime bimore: fruta, perime, bukë, kokrra, fasule, arra dhe fara.
- Fruta të freskëta për desert.
- Vaj ulliri si burimi kryesor i yndyrave dietike.
- Bulmet dhe peshqi në sasi të ulët të moderuar.
- Më pak se pesë vezë në javë./Gazeta Shneta/