Zakonisht rrobat që janë të madhësisë së caktuar trupore, pas një larje mund të zvogëlohen dhe kështu të dalë nga përdorimi.
Prandaj, preferohet t’i blini një ose dy numra më të mëdhenj, qoftë të fustaneve apo këpucëve/
Veshjet që duhet t’i marrim gjysmë mase më të mëdha
-Veshjet e pambukur
Pambuku gjatë procesit të tharjes me makineri mund të tkurret deri në 20%. Por nëse bluzat e pambukta nuk i thani me makinerite e posaçme, bëni mirë t’i merrni fiks sepse në të kundërt do t’ju hapen.
-Këmisha
Nëse këmisha do t’ju rrijë e vogël e sigurtë që rrudhat do të jenë të pashmangshme në pjesën e krahëve, supeve dhe jakës. Për t’ju ndjenur mirë, këmishat duhet t’i merrni gjysmë mase më të mëdha.
-Veshjet e leshit
Fibrat e leshit do të tkurren larje pas larje ndaj duhet të siguroheni t’i zgjidhni një masë më të madhe.
– Çorapet nuk duhet t’ju shtrëngojnë pasi ndikojnë në qarkullimin e gjakut.
Veshjet që duhet t’i blini pak më të vogla
Xhinset
Materiali i xhinsit ka vetinë të hapet, ndaj nëse doni që xhinset t’ju rrinë pas trupit duhet t’i blini që në fillim gjysmë numri më të vogël.
Streçet
Ndonëse kjo veshje është elastike, pas disa larjeve ndodh që fibrat ta humbasin elasticitetin. Më mirë që street t’ju shtrëngojnë pak javën e parë sesa t’ju rrinë të gjera.
Veshjet me material poliestër duhen blerë gjithashtu pas më të vogla.
Getat
Pas një ose dy larjesh najloni do të zgjerohet në pjesën e gjunjve dhe askush nuk do e dëshironte një gjë të tillë. /livingal/