Mjekët në Qendrën Klinike Universitare, disa kanë zyra individuale e disa të tjerë i kanë të përbashkëta.
Ndërkaq profesorët e mjekësisë të cilët poashtu ushtrojnë profesionin e tyre edhe në klinika, i kanë zyrat e veçanta, shkruan Gazeta Shneta.
Në hyrje të kirurgjisë, i cili është objekti i parë i ndërtuar në kompleksin e sotëm të QKUK-së, gjenden zyrat të cilat njihet si “zyrat e profesorëve”.
Kjo për faktin se disa nga specialistët e bllokut kirurgjik me tituj akademik i shfrytëzojnë këto zyra tash e disa vite. Disa prej tyre janë Prof. Dr. Hasan Ahmeti, Prof. Dr. Nexhmi Hyseni, Prof. Dr. Arsim Morina, Ass. Dr. Fahredin Veselaj, etj. /Gazeta Shneta/
Në hyrje të hollit ku gjenden këto zyra, janë të vendosura edhe fotografitë dhe emrat e profesorëve eminent të mjekësisë në Kosovë. /Gazeta Shneta/