Thonjët zakonisht përmenden dhe njihen për të bukurën estetike tek femra, por, megjithëatë thonjët kanë më shumë karakteristika sesa të qenurit platformë e ekspozimit të ngjyrave të hapura dhe artit të tyre.
Forma, përbërja, dhe ngjyra e thonjëve natyral, janë dritarja e trupit, dhe derisa disa nga simptomet e thonjëve janë të padëmshme, disa prej tyre mund të jenë indikator për sëmundje kronike përfshirë këtu edhe kancerin.
Sipas raportit të liruar nga American Academy of Dermatology, thonjët refletojnë shëndetin gjeneral të organizmit. Ndryshimet në thonjë, si psh ndryshimi i ngjyrës, dobësimi, janë shenja të problemeve shëndetësore, përfshirë sëmundjet me veshkët dhe mëlqinë, zemrën, mushkërit, anemia, dhe diabeti.
Në këtë mes të shenjave, hyn edhe gjatësia e thonjëve. Thonjët e shëndetshëm rriten rreth 3.5 milimetra në muaj, por kjo ndikohet nga gjendja juaj nutricioze, medikamentet, traumat, sëmundjet kronike dhe procesi i plakjes veçmas, shkruan The Home Medicine, transmeton Gazeta Shneta.
Në qoftë se vëreni ndonjë ndryshim të madh në thonjët tuaj, si enjtje, ndryshim të ngjyrës apo formës dhe trashësisë, takohuni me një dermatolog menjëherë. Mund të mos jetë asgjë, apo mund të jetë diçka e thjeshtë, por të paktën do të jeni në dijeni për gjendjen tuaj shëndetësore.
Ja disa nga simptomat që nuk duhet t’i injoroni:
Thonjë të verdhë
Thonjët tuaj mund të marrin këtë ngjyrë gjatë viteve të jetës tuaj, apo për shkak të llaqeve dhe acetonit. Duhanpirja, gjithashtu, mund të ketë ndikim të madh. Por, në rast se kjo ngjyrë shoqërohet me dobësim, thyerje, dhe zbutje të thonit, atëherë kjo nënkupton se keni ndonjë infeksion fungal diku brenda trupit.
Thonjë të thatë, që thyhen lehtë
Kjo dukuri mund të shfaqet për shkak të ndonjë infeksion fungal gjithashtu, apo edhe nga sëmundjet e shkaktuara nga gjëndra tiroide. Ndër të tjera, mungesa e vitaminës A, C dhe B, ndikojnë që thonjët tuaj të arrijnë në këtë gjendje.
Pikat e bardha
Shenja e vogla dhe të bardha zakonisht janë rezultat i traumës së thonjëve. Nuk janë arsye e fortë për t’u shqetësuar, dhe do të zhduken brenda pak kohësh. Por, në rastet se vazhdojnë të qëndrojnë në thonjët tuaj dhe nuk fshihen fare, atëherë keni të bëni me ndonjë infeksion apo inflamacion të organizmit.
Errësim i ngjyrës së thonjëve
Shenjat e zeza apo rritje e dhimbshme e thonjëve, kërkojnë vizitën tuaj të menjëherëshme me doktorin, për shkak se mund të shkaktohen nga melanoma apo ndonjë formë fatale të kancerit të lëkurës. /Gazeta Shneta/