KFOR-i dhuron donacion një inkubator në Spitalin e Pejës

2018-09-13 në ora 13:02

Reparti i Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është bërë me një inkubator të ri, falë një donacioni nga KFOR-i.

Inkubatorin e ka dorëzuar Komandanti i KFOR-it italian Ruggero Cucchini, i cili tha se ndihet shumë i gëzuar që ka pasur mundësinë të ndihmojë fëmijët kosovarë, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:

KFOR-i dorëzoj si donacion një inkubator për fëmijët e porsalindur për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!

Repartit të Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ju dorëzua një inkubator për fëmijët e porsalindur nga ana e KFOR-it Italian përkatësisht Brigadës Shumëkombëshe Perëndimi.

Në ceremoninë e zhvilluar për dorëzimin e këtij donacioni Komandanti I KFOR-it z.Ruggero Cucchini theksoj se sheh shumë ndryshim pozitiv në Spitalin e Pejës nga koha kur ka qenë për herë të parë para shumë viteve dhe sot. Zotëri Cucchini tha se e ardhmja janë fëmijët dhe sot ndihem i gëzuar që mund ta bëjë në emër të KFOR-it këtë donacion.

Ne emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë donacionin e pranoj Dr.Mirlinda Shala Shefe e Repartit të Neonatologjisë, ndërsa që për këtë donacion falënderoj Drejtori Ekzekutiv Dr.Skender Dreshaj.