Dy muaj pas lindjes së vajzës, ylli i Keeping Up With The Kardashian, Khloe Kardashian po përgatit një plan se si të humbasë kilogramët e shtatzënisë.
Fatmirësisht, ajo ka vendosur të ndajë disa nga këshillat e saj, duke mos i mbajtur vetëm për vete.
“Ndihem kaq mirë që jam rikthyer në palestër me trajnerin tim. Jam shumë e motivuar të kthehem përsëri tek trupi im dhe ndihem e fortë çdo ditë e më shumë,” shkruan Kardashian në aplikacionin e saj.
Ajo shtoi: “Trajneri im Joe do të më ndihmojë të përgatisim për ju strategji të reja për të humbur në peshë dhe për të mbajtur trupin në formë”./Gazeta Shneta/