Ekspozimi ndaj ftalateve (kemikale) ishte i shoqëruar me tipare të autizmit tek djemtë (por jo dhe tek vajzat) midis moshës 3 dhe 4 vjeçe, sipas një studimi të ri.
Sidoqoftë, rreziku u zvogëlua në gratë që morën acid folik gjatë shtatëzanisë shkruan Healthline.
Ky studim është i pari që zbuloi se shtesat e acidit folik japin një efekt mbrojtës nga ftalatet përcjell Gazeta Shneta.
Ekspozimi në mitër ndaj një grupi të kimikateve që prishin funksionin endokrine të quajtura ftalate u shoqërua me tipare autizmi tek djemtë (por jo vajzat) midis moshës 3 dhe 4 vjeçe, sipas një studimi të ri.
Sidoqoftë, më pak nga këto tipare janë vërejtur te djemtë, nënat e të cilëve morën sasinë e rekomanduar të acidit folik gjatë tremujorit të parë, sugjerojnë gjetjet.
Ftalatet zakonisht përdoren në shumë produkte, përfshirë sapunin dhe kozmetikën.
Poashtu, ftalatet janë një grup kimikatesh që përdoren për ta bërë plastikën më fleksibël dhe më të vështirë për tu copëtuar, që shpesh quhen plastifikues.
Ato përdoren gjithashtu si agjentë shpërndarës për materiale të tjera, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Ftalatet, madje mund të veprojnë edhe në nivel të hormoneve dhe të rrisin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetit.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që fëmijët, nënat e të cilëve janë të ekspozuar ndaj ftalateve gjatë shtatëzanisë kishin më shumë të ngjarë të kishin probleme të aftësive motorike, dhe një tjetër zbuloi se këta fëmijë të ekspozuar gjatë shtatëzanisë kishin probleme me zhvillimin e gjuhës. /Gazeta Shneta /