Zyrtarët e Shëndetesisë në Kinë kanë paralajmëruar rritjen e testimeve për COVID-19 në mbarë vendin.
“Ne kemi nevojë për të zgjeruar testimin dhe shqyrtimin Covid-19 për të gjetur shpejt burimin e infeksioneve dhe për të parandaluar përhapjen e rasteve me COVID-19,” tha Song Shuli, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit – shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Njoftimi vjen pasi të dy krahinat Jilin dhe Liaoning në verilindje të vendit raportuan raste të reja të transmetuara këtë javë./GazetaShneta/