Kina ka raportuar një numër të rremë të vdekjeve dhe të infektuarve me koronavirus thuhet në lajmet e fundit.
Poashtu, Kina ishte duke fshehur madhësinë e epidemisë në vend dhe duke raportuar një numër jo të plotë të të infektuarve dhe vdekjeve, tha një raport i Inteligjencës Amerikane, shkruan burimi Bloomberg.
Kjo gazetë tregoi se zyrtarët ishin anonimë dhe nuk pranuan të jepnin më shumë detaje sepse raporti ishte rreptësisht konfidencial, por thoshte se Kina kishte lëshuar për publikun një numër jo të plotë të rasteve të infeksioneve me koronavirus dhe vdekjeve.
E në anën tjetër ky raporti u paraqit në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar përcjell Gazeta Shneta.
Kina raportoi rreth 82,000 njerëz të infektuar dhe rreth 3,300 vdekje, sipas të dhënave nga Instituti Johns Hopkins.
Në Shtetet e Bashkuara, deri më tani, afro 213,000 njerëz janë infektuar dhe mbi 4,750 kanë vdekur.
Deborah Byrks, një imunologe dhe një anëtare e trupit koordinues të Shtëpisë së Bardhë për luftën kundër koronavirus, tha që njoftimet publike kineze kishin ndikuar në supozime në të gjithë botën për natyrën e virusit.
Kina nuk është vendi i vetëm i dyshuar. Sipas publikimit, rastet e koronavirusit janë përfshirë edhe në vende të tilla si Irani, Rusia, Indonezia dhe veçanërisht Koreja e Veriut, e cila nuk ka raportuar asnjë rast të sëmundjes.
Ka pak dyshime se Arabia Saudite dhe Egjipti gjithashtu tregojnë për numra të zvogëluar. /Gazeta Shneta/