Kina ka deklaruar se ka nisur hetimet për vdekjen e oftalmologut i cili i pari alarmoi kolegët e tij për virusin vdekjeprurës nCoV 2019 i cili shpërtheu në Wuhan të Kinës.
Dr. Li Wenliang, oftalmolog i cili punonte në Wuhan, ka vdekur të premten disa javë pasi ishte shtrirë në spital nga koronavirusi i ri për të cilin kishte alarmuar vet ai, shkruan Gazeta Shneta.
Li, 34-vjeçar, kishte paralajmëruar së pari kolegët e tij nga klinika në fund të dhjetorit. Ai kishte përdorur rrjetin social kinez ‘WeChat’ ku simptomat e koronavirusit i kishte krahasuar me ato të virusit SARS, i cili la rreth 800 viktima në vitin 2002 në Pekin.
Por vetëm pas pak ditësh policia lokale e kishte marr në pyetje dhe sipas një dokumenti që ka qarkulluar në internet, mjeku kishte pranuar të nënshkruante një deklaratë ku pranonte se ka gënjyer për virusin.
Por disa ditë më vonë ai u shtri në spital i prekur nga sëmundja e koronavirusit. Pas njoftimit për vdekjen e tij të premten, organi më i lartë antikorrupsion në Kinë ka nisur hetimin për rastin e mjekut të ndjerë.
Lajmi për vdekjen e Li ka shkaktuar zemërim tek qytetarët në Kinë. /Gazeta Shneta/