Komunitetet rreth Kinës kanë paralajmëruar banorët e tyre të ndalojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake, sepse mund të rrezikohen nga koronavirusi.
Lajmi erdhi, ndërsa eksperti më i lartë i Kinës për sëmundjet infektive paralajmëroi se kafshët shtëpiake mund ta përcjellnin koronavirusin shkruan dailymail, transmeton GazetaShneta.
Organizata Botërore e Shëndetit, megjithatë, pretendon se nuk ka parë asnjë provë që virusi të kalohet te macet ose qentë.
Pas këtij raportimi, autoriteti i një kompleksi banimi në Shanghai ndaloi banorët e tij të ushqejnë kafshët për të ‘zbatuar kontrollin dhe parandalimin e epidemisë’, thuhet në një dokument të veçantë.
Prof. Li Lanjuan, një anëtar i ekipit të vjetër të ekspertëve nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, këtë javë paralajmëroi që pronarët e kafshëve shtëpiake duhet të kujdesen shtesë për kafshët e tyre, sepse virusi “përhapet midis gjitarëve”.
Prof. Li, i cili është gjithashtu një akademik nga Akademia Kineze e Inxhinierisë, i tha transmetuesit shtetëror CCTV se: “Në këtë sezon të epidemisë, pronarët e kafshëve shtëpiake duhet të forcojnë menaxhimin e tyre.”
“Nëse qentë tuaj vrapojnë jashtë dhe vijnë në kontakt me njerëzit e infektuar nga virusi, atëherë kafshët shtëpiake gjithashtu duhet të futen në karantinë.
“Për shkak se epidemia përhapet midis gjitarëve, prandaj duhet të bëjmë kujdes ndaj gjitarëve të tjerë.”
Ndërsa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, asnjë provë nuk ka sugjeruar që macet dhe qentë gjithashtu mund të përhapin koronavirusin./GazetaShneta/