Dr. Leminot Salihu ka specializuar në Kirurgjinë Maxillofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Salihu ka falënderuar komisionin dhe mentorin e tij për arritjen e titullit specialist.
“Faleminderit komisionit, Prof Dr Mergime Prekazi Loxha, Dr.Sinan Rusinovci dr.sci dhe mentorit tim Dr. Nijazi Heta. Përjetësisht faleminderues ndaj prindërve. Faleminderit bashkëshortës, fëmijëve dhe tërë familjes”, ka shkruar ai.
Ndryshe Leminoti është i biri i kirurgut të njohur maxillofacial dhe profesorit Sami Salihu. /Gazeta Shneta/