Kirurgu i mirënjohur plastik i Beverly Hills, Dr. Payman Simoni vdiq të premten nga një hemorragji në tru e lidhur potencialisht me COVID-19.
Dr. Simoni, thuhet se mund të ketë marrë virusin nga një paciente ndërsa bënte injeksione plastike në buzë, përcjell Gazeta Shneta.
Mjeku kishte përdorur një maskë gjatë procedurës së tij rutinore, tregon një mik i afërt.
Para vdekjes së tij, Dr. Simoni, i moshës 50 vjeç, kishte kryer një injeksion rutinë të mbushjes së buzëve për një paciente ndërsa kishte maskë, tha Amiri-Younesi për CBS News.
Disa ditë më vonë, e njëjta paciente telefonoi për t’i thënë Dr. Simonit se ishte testuar pozitiv për Covid-19.
Ndërsa në një deklaratë, këshilltari John Mirisch, tha për gazetën Beverly Press se ishte një gabim të linim procedurat kozmetike të rifillonin në qytet.
“Ne kemi gabuar në anën e kujdesit”, tha Mirisch. “Askush nuk ka nevojë për botox në mes të një pandemie”.
Ai shtoi: “Është një tragjedi nëse dikush do të duhej të vdiste për shkak të kësaj. Për mbushje të buzëve nuk ia vlen të vdesësh” shtoi ai. /Gazeta Shneta/