Thonë që foshnjat nuk mbajnë mend kur lindin. Ato nuk mund të shohin shumë mirë dhe janë të brishta. Por, foshnjat mund të njohin tinguj kur janë në barkun e nënës.
Tarsila Rosa dhe Flavio Dantas mezi prisnin ardhjen e vajzës së tyre të parë, Antonella. Në fakt, babai i saj ishte aq i emocionuar kur e takoi, saqë i fliste çdo ditë në mëngjes dhe mbrëmje, transmeton Gazeta Shneta.
Babi i saj i tregonte për ditën që kishte pasur, o tregonte sa shumë e donte dhe i pëshpëriste se do të ishte aty gjithmonë për të.
Edhe pse Flavio nuk ishte i sigurtë nëse fjalët e tij mund të arrinin te bija e tij, ai kurrë nuk ndaloi së foluri me të gjatë gjithë shtatzanisë dhe kur fëmija arriti në botë, ajo i tregoj atij që ajo kishte dëgjuar gjatë gjithë kohës.
Pasi foshnja lindi, Flavio përsëriti fjalët që po thoshte për nëntë muaj dhe foshnja filloi të buzëqeshë. Foshnja filloi të buzëqeshë sapo babai i saj filloi të flasë dhe fatmirësisht ata kishin një apparat fotografik për të kapur këtë moment të jashtëzakonshëm./GazetaShneta/