Kjo bebe e mban rekordin e peshës së lindjes në Kosovë (Foto)

2017-03-26 në ora 19:15

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vitin e kaluar ka lindur foshnja me peshën më të madhe të regjistruar ndonjëherë – 5.820 kilogramë.

Bebja e gjinisë mashkull, të cilit iu vu emri Amar, është cilësuar edhe si më i madhi i lindur në QKUK me prerje cezariane.

Mjekët e kishin cilësuar lindjen si të suksesshme.

Nëna Arbenita Ferati Baliu nga Mitrovica u ndje shumë e lumtur që u bë nënë për herë të parë, përfshirë edhe faktin se djali i saj u fut në regjistrat e Kosovës si foshnja me peshën më të madhe në lindje.

“Emrin ia kemi lënë Amar. Jam shumë e lumtur”, ka thënë ajo e kapluar nga emocionet për lindjen e djalit të shëndetshëm të saj.