Disa persona të vaksinuar janë më të prekshëm ndaj virusit sesa të tjerët, megjithëse nuk ka asnjë mënyrë të thjeshtë për të kuptuar nëse trupi juaj ka prodhuar një përgjigje të fortë imune kundër COVID pasi ka marrë vaksinën.
Por kohët e fundit, më shumë kërkime kanë dalë rreth asaj se si njerëz të ndryshëm mund të përjetojnë përgjigje të ndryshme imune në varësi të një numri faktorësh dhe tani, një studim i ri ka zbuluar se një faktor i veçantë mund të rrisë nivelet e antitrupave tuaj gati shtatë herë, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Studimi i ri botuar më 21 korrik në Journal of the American Medical Association, shqyrtoi ndryshimin në përgjigjet imune të njerëzve të prodhuar nga vaksina COVID dhe ata zbuluan se individët më të rinj kanë më shumë antitrupa sesa njerëzit e moshuar.
Studiuesit nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon (OHSU), analizuan 50 pjesëmarrës që ishin dy javë larg dozës së tyre të dytë të vaksinës Pfizer.
Ata i ndanë pjesëmarrësit në grupmosha dhe më pas testuan serumin e gjakut kundër llojit origjinal të koronavirusit dhe një variantit, Gamma i cili e kishte origjinën në Brazil.
Sipas studimit, ata në grupin më të ri – të cilët ishin të gjithë në të 20-tat e tyre kishin përgjigje antitrupash që ishin gati shtatë herë më të fortë se grupi më i vjetër i studimit, i cili përbëhej nga njerëz midis moshave 70 dhe 82 vjeç.
Dr. Marcel Curlin, bashkëautor i studimit dhe profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë OHSU, shpjegoi në një deklaratë që edhe pse njerëzit e moshuar kishin një përgjigje të zvogëluar të antitrupave, vaksinat aktuale COVID janë ende efektive në mesin e kësaj popullate.
“Vaksina prodhon akoma përgjigje të forta imune krahasuar me infeksionin natyror në shumicën e individëve të moshuar, edhe nëse ato janë më të ulëta se homologët e tyre më të rinj,” shpjegoi Dr. Curlin.
“Vaksinimi në këtë grup mund të bëjë ndryshimin midis sëmundjes serioze dhe të lehtë dhe ka të ngjarë të zvogëlojë shanset e transmetimit të SARS-CoV-2 tek një person në tjetrin”. /Gazeta Shneta/