Foshnjat zakonisht kanë tendencë të bien në gjumë kur janë duke u ushqyer me qumësht të gjirit. Ndonjëherë kjo mund të ndodhë për shkak se fëmija juaj nuk ka thithur si duhet.
Nëse përjetoni dhimbje gjatë gjidhënies, kjo është një shenjë tjetër e papërshtatshme për foshnjat, sidomos ato që kanë lindur me peshë të ulët, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo përse fëmija bie në gjumë menjëherë pasi ta ushqeni me gji?
Ka disa arsye, duke filluar nga ajo që tani ndihen të ngopur dhe mund të bëjnë një gjumë fare të qetë.
Nëse bebja juaj po ashtu bie në gjumë rreth 5 minuta pasi keni filluar ta ushqeni atëherë nuk po merr sasi të mjaftueshme të gjirit.
Si arsye tjetër mund të jetë për shkak të peshës së ulët pas lindjes, shumica prej nënave përballen me këtë sfidë gjatë gjidhënies.
Por mos harroni, se qumështi i gjirit ndihmon shumë foshnjat që të qëndrojnë të shëndetshme dhe stabile./Gazeta Shneta/