Kjo është arsyeja përse fëmijët kanë vonesa në të folur

2018-02-04 në ora 11:23

Fëmija juaj është në gjendje të komunikojë me ju shumë kohë më parë se ai ose ajo të jetë në gjendje të flasë një fjalë të vetme.

Vonesat në të folur janë llojet më të zakonshme të vonesës së zhvillimit të foshnjës. Një në 5 fëmijë mësojnë të flasin ose të përdorin fjalë më vonë se fëmijët e tjerë të moshës së njëjtë.

Zakonisht këto vonesa janë të përkohshme, ata mund të fillojnë të flasin me vetëm pak ndihmë nga familja, transmeton Gazeta Shneta.

Është e rëndësishme të inkurajoni fëmijën tuaj të flasë me ju me gjeste apo fjalë dhe preferohet të kaloni sa më shumë kohë me të.

Në disa raste, fëmija juaj do të ketë nevojë për më shumë ndihmë nga një profesionist i trajnuar.

Por mbani në mend, çdo herë ndiqni instinktet te juaja. Nëse vazhdoni të keni shqetësime për zhvillimin në të folur të foshnjës suaj atëherë konsultohuni me pediatrin./Gazeta Shneta/