Kjo është arsyeja pse nënat i mbajnë fëmijët në krahun e majtë

2017-04-19 në ora 09:24

Përkujdesja për një të sapolindur mund të duket ‘’detyrë’’ e rrezikshme në fillim. Por me kalimin e ditëve nënat e reja kuptojnë që asgjë nuk është e pamundur. Përkujdesja nis me zakonet e përditshme si të ushqyerit,larja,ndërrimi i pampers etj.

Mjekët pediatër rekomandojnë që nënat të ndërrojnë herë pas here pozicionin e mbajtjes së një fëmije. Duke u ndalur tek kjo e fundit: e keni vënë re që nënat e reja i mbajnë fëmijët mbështetur mbi shpatullën e majtë ? Janë të shumta teoritë psikologjike që shpjegojnë këtë fenomen. Por shkenca nuk ndalon së kërkuari dhe gjeturi informacione të reja.

Sipas një studimi të publikuar nga ‘’ Nature Ecoly & Evolution’’, nënat i mbajnë fëmijët e tyre në këtë pozicion pasi duan të nxisin aktivitetin në pjesën e djathtë të trurit. Kjo pjesë lidhet drejtpërdrejt me hemisferën e djathtë dhe është përgjegjëse për qendrën e zhvillimit të gjuhës dhe njohjes së shenjave.

Duke mbajtur fëmijën në këtë pozicion nëna arrin të njohë dhe të interpretojë më mirë shenjat veprimet, shprehitë dhe tingujt që lëshon i vogli. Pozicionimi i fëmijës mbi shpatullën e majtë të nënës ka ndikim edhe në receptorët e hemisferës së djathtë të nënës duke koordinuar njëherazi veprimtarinë e të dyve.

Është shumë interesante të dini që jo vetëm nënat i mbajnë fëmijët në krahun e majtë. Ky veprim ndodh dhe mes gjitarëve si kuajt, fokat dhe dreri, por ndryshe nga njeriu këto kafshë mbajnë këlyshët e tyre në këtë pozicion për t’i patur më afër zemrës.