Kjo është arsyeja që bebet përjetojnë më shpesh infeksion në vesh

2021-08-01 në ora 19:01

Infeksioni në vesh është një infeksion i cili ndodh në hapësirën prapa daulles së veshit.Këto infeksione janë të zakonshme si te foshnjet ashtu edhe te fëmijët.Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, pesë në gjashtë fëmijët do të përjetojnë të paktën një infeksion në vesh para moshës tre-vjeçare.

Shenjat e zakonshme me të cilat bebi juaj përballet është vështirësia në të ushqyerit, ethe apo edhe nervozë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Infeksioni në vesh mund të shkaktohet nga bakteriet ose një virus që bllokon lëngun në veshin e mesëm.

Kur bakteriet udhëtojnë nëpër tubin eustachian, ai mund të bllokojë tubin, duke grumbulluar kështu lëngun në veshin e mesëm.

Zakonisht, foshnjet dhe fëmijët janë të prirur të kenë infeksione në vesh, sepse tubat e tyre janë më të shkurtë.

Shenjat se bebi juaj ka infeksion në vesh janë:

Të qajturit dhe nervoza

Infeksioni në vesh mund të shkaktojë dhimbje te bebi juaj.Me këtë rast, kur bebi juaj është i shtrirë dhe qan shumë, kjo është si pasojë e presionit që shkakton veshi kur ai/ajo qëndron i shtrirë.

Tërheqja e veshit

Një nga shenjat që bebi juaj mundohet t’ju tregoj dhimbjen është tërheqja e veshit.

Vështirësi në të ushqyerit

Procesi i thithjes dhe gëlltijes krijon presion në veshin e bebit tuaj.Ndonëse, bebi mund të ndihet i uritur e ka shumë të vështirë për të ngrënë nga dhimbja e veshit.

Ethet

Është vlerësuar se 50 përqind e bebeve përjetojnë ethe kur përballen me një infeksion në vesh./GazetaShneta/