Është bërë më shumë se një vit që kur nëna e tre fëmijëve u fotografua pa lejen e saj në aeroportin e Kolorados. Ajo ishte ulur në karrige derisa foshnjën e kishte vendosur në mbi një peshqir në dysheme.
Nëna e quajtur M. L. thotë se fotografia po e ndjek ende, pasi ajo u paraqit si një nënë që rri me telefon në dorë e nuk mërzitet fare për beben. Ky përshkrim shkaktoi zemërim tek komentuesit të cilët pothuajse e ‘mallkuan’ nënën, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna ka treguar se kishte fatin e keq që programi i fluturimeve në Aeroport ishte fikur pas një prishje dhe udhëtimi i saj ishte shtyrë disa herë radhazi çka kishte bërë që ajo së bashku me foshnjën të qëndronin ulur për 20 orë.
“Vajzën e kam mbajtur në krah për disa orë. Më ishin lodhur krahët dhe poashtu vajza kishte nevojë të shtrihej. Ndërsa më duhej poashtu të flisja në telefon me të gjitha familjarët të cilët po pyesnin se ku në dreq isha”, ka treguar nëna. /Gazeta Shneta/