Në Klinikën e Mjekësisë Sportive (Infektiva 2), po vazhdojnë të trajtohen pacientët me Covid-19.
Gjatë ditës së sotme për pacientët do të kujdeset një ekipë e përbërë nga disa mjekë dhe infermierë. Mjekët janë të profileve të ndryshme të udhëhequr nga menaxheri, kardiologu Artan Ahmeti.
Në mesin e mjekëve ka pulmolog sikurse është Dr. Besim Morina, urolog Liridon Selmani, endokrinologe Rina Tafarshiku. /Gazeta Shneta/