Breanna Sykes, nga Australia u detyrua të kryejë një lindje cezariane gjatë lindjes së saj sepse kishte dhimbje shumë të mëdha.
Ajo solli në jetë djalin e saj Ziad Kadic, që peshon 6 kilogramë.
Mjekët nga kampusi ‘Joondalup’, u habitën me madhësinë e foshnjës, dhe thanë se ishte foshnja më e madhe gjatë tërë historisë në këtë spital.
“Mjekët më thanë të hyjë në operacion sepse po të lindja normalisht ai do të mund të mi thyente kockat”, ka thënë nëna e Ziad.
Tani pas lindjes, ajo mban anestezion për shkak të dhimbjeve të mëdha që po përjeton edhe pasi ka sjellë në jetë foshnjën.