Kjo është “foshnja sirenë” që humbi jetën vetëm 4 orë pas lindjes
Një nënë habiti mjekët kur lindi fëmijën e dytë, por fatkeqësisht e humbi atë vetëm katër orë më vonë.
Fëmija pa emër, gjinia e të cilit ishte e paqartë për shkak të legenit të pazhvilluar dhe këmbëve të ngjitura, vuajti nga një gjendje e rrallë e njohur si sirenomelia ose sindroma e sirenës, transmeton Gazeta Shenta.
Gruaja nuk ishte në gjendje të përballonte financiarisht ultrazërin gjatë shtatzënisë së saj dhe prandaj mësoi për gjendjen e foshnjës vetëm pasi e lindi.
Dr. Sudip Saha, një specialist i fëmijëve në spital, tha: “Prindërit nuk kanë kërkuar mjekim të duhur gjatë shtatzënisë për shkak të mungesës së parave.”
‘Mungesa e ushqyerjes së duhur dhe qarkullimi i parregullt i gjakut tek foshnja nga nëna mund të krijojë këtë lloj anomalie’.
Sindroma e sirenës mendohet të ndikojë një në çdo 60,000 deri në 100,000 lindje./Gazeta Shneta/
– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.