Një aksident tragjik te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës mori jetën e katër personave të familjes Alidema nga Vitia.
Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshortet e tyre, Negjarije Lutfiu Alidema dhe Ganimete Iberhysaj Alidema, mbetën të vdekur në aksident, ndërsa djali 17-vjeçar Qëndrim Alidema shpëtoi fatmirësisht.
Drejtori i Klinikës së Intensives në QKUK, Rexhep Gjyliqi, ka bërë të ditur detajet e fundit për gjendjen shëndetësore të Qëndrimit, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe në përmirësim e sipër.
“Gjendja është stabile, në përmirësim e sipër dhe në mas të madhe ka ndryshime nga dita e aksidentit. Nuk ka lëndime në tru. Lëndimet e mëdha i ka pas në mushkëri sepse ka pas gjakderdhje, por tani është në përmirësim e sipër”, ka deklaruar Gjyliqi.
Sipas tij, pacienti është në gjendje të flas dhe ndoshta të premten do të lirohet.
17-vjeçari është në dijeni se ka ndodhur aksidenti, por nuk është në dijeni për vdekjen e familjarëve të tij. /Gazeta Shneta/