Në 24 orët e fundit në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë kryer lindjen 23 nëna.
Sipas raportit të klinikës, gjendja e shëndetësore e nënave dhe foshnjave është e mirë, shkruan Gazeta Shneta.
23 nëna kanë lindur 12 djem dhe 11 vajza.
Tetë nëna kanë sjellë në jetë fëmijët me operacion cezarian.
14 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/