Kjo është gruaja e vetme që punon si roje e pyllit në Kosovë (Foto)

2017-03-08 në ora 21:56

Mund të konsiderohet si një profesion i vështirë për gra, por Shemsije Rexha, ka më shumë se 30 vite që punon.

Edhe pse duket se është profesion i dedikuar për burra, Shemsije Rexha nga Komuna e Drenasit, është e vetmja grua e cila ruan pyjet, shkruan “Magazina.al

Ajo pothuajse i njeh drunjtë e pyjet më mirë se shumë burra, ndërsa ja ka kushtuar jetën këtij profesioni.

Rexha nuk e ka problem edhe mungesën e uniformës për gra.