Blerinë Sejdiu – Hodolli quhet gruaja që ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi u hodh nga katet e sipërme të Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinke Universitare te Kosovës.
Foshnja e së ndjerës ishte nën mbikqyrje nga stafi mjekësor, ndërsa ajo kreu aktin e vetëvrasjes.
Gazeta Shneta ka mësuar se foshnja kishte pësuar asfiksion perinatal (gjendje shëndetësore që rezulton në privimin e oksigjenit, që zgjat mjaftueshëm gjatë lindjes sa për të shkaktuar dëmtime fizike, zakonisht në pjesën e trurit) dhe ngërçe.
Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast, të cilin po e cilëson si “vdekje e dyshimtë”.
Varrimi i së ndjerës është bërë sot në ora 16:00, në varrezat e qytetit, te hekurudha në Podujevë./Periskopi/