Marion Donovan në fund të viteve të ’40-ta zbuloi mbulesat ‘Boater’ me kapëse për fëmijë në të cilat nuk depërtonte uji.
Në fund të viteve 1940, një grua me emrin Marion Donovan ndryshoi gjithçka. Ajo krijoni një lloj të ri të pelenave, një mbulesë plastike në formë zarfi, transmeton Gazeta Shneta.
Shpikja e saj i hapi udhë pelenave të disponueshme siç i njohim ne sot. Donovan vazhdoi të bëhet një nga shpikëset më të mëdha të grave gjatë gjithë kohës së saj.
Si një nënë e re pelenat e atëhershme nuk i shërbyen shumë dhe pelenat e gomës shkaktonin skuqje. Prandaj ajo tërhoqi perden e saj të dushit, e preu në copa dhe e çepi në një mbulesë të papërshkueshme nga uji. Donovan i quajti ato “Boater”.
Megjithatë prodhuesit nuk ishin të interesuar deri në vitin 1975, ku Donovan e demostroi.
“Shkova tek të gjithë emrat e mëdhej që prodhonin gjëra për fëmijë dhe ata thanë: ‘Ne nuk duam të prodhojmë këto. Asnjë grua nuk na ka kërkuar këtë”, tha Donovan.
Ajo zhvilloi pelena duke përdoru letër absorbuese, por drejtuesit e kompanive nuk ishin të interesuar. Pampers, pelena e parë e disponueshme e prodhuar në masë nuk doli në treg deri në vitin 1961.
Gjatë kohës që ajo ishte në shkollë fillore, ajo krijoi një pluhur pastë për pastrimin e dhëmbëve. Kurse pas mbarimit të kolegjit, ajo punoi si redaktore në një nga revistat e grave në New York.
Marion Donovan lindi në vitin 1917. Nëna e saj vdiq kur ishte e re kurse babai i saj ishte inxhinier me profesion, gjë që inkurajoi mendjen e saj inovative. /GazetaShneta/