Sipas një studimi të ri, rrezet e fuqishme të diellit janë të afta të vrasin një shumicë të madhe të grimcave të koronavirusit që jetojnë në sipërfaqe në vetëm 34 minuta.
Ndërsa shumica e rasteve të Covid-19 kontraktohen nga grimcat e ajrit përmes kontaktit person me person, studimi zbuloi se “rrezet e diellit në mesditë në shumicën e qyteteve të SHBA-së dhe botës gjatë verës” mund të shkatërrojnë virusin në një mënyrë që nuk mundet gjatë muajt e dimrit, përcjell Gazeta Shneta.
Autorët e studimit, i cili u botua në ‘Journal of Photochemistry and Photobiology’, arriti në përfundimin se “90 për qind ose më shumë e virusit SARS-CoV-2 do të inaktivizohet pasi të ekspozohet në diellin e verës për 11 deri në 34 minuta”.
Për më tepër, studiuesit thonë se “99 përqind e SARS-CoV-2 mund të inaktivizohet brenda dy orëve rreth mesditës diellore gjatë verës në shumicën e qyteteve të SHBA-së të vendosura në jug të gjerësisë gjeografike 43 gradë në veri”, që është pjesa më e madhe e qyteteve.
Autorët gjithashtu pretendojnë se këto gjetje sugjerojnë që personat që kalojnë kohën jashtë mund të ndihmojnë veten të zhvillojnë një tolerancë ndaj virusit falë ekspozimit ndaj grimcave të ç’aktivizuara në mjedisin e tyre.
“Njerëzit e shëndetshëm që marrin rrezet e diellit jashtë, mund të jenë ekspozuar ndaj dozës më të ulët virale me më shumë shanse për të ngritur një përgjigje imune efikase”, thuhet në studim.
“Roli i mundshëm i të qenurit jashtë i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit direkte ose të shpërndara në pandeminë COVID-19 nuk duhet të nënvlerësohet,” përfundojnë studiuesit.
Ky nuk është studimi i parë që pretendon idenë se rrezet e diellit mund të jenë efektive në vrasjen e COVID-19.
Hulumtimi i botuar në ‘The Journal of Infectious Diseases’ gjatë muajit maj gjeti “provën e parë që rrezet e diellit mund të inaktivojnë me shpejtësi SARS-CoV-2 në sipërfaqe”. /Gazeta Shneta/