Kjo është kosovarja 55 vjeçe që lindi djalë pas 25 vitesh martesë

2017-03-07 në ora 22:54

Shumë e gëzuar dhe e lumtur erdhi në aeroport nga Turqia një 55 vjeçare nga Lipjani para dy vjetësh. Ajo nga atje në Kosovë u kthye me një djalë, për lindjen e të cilit kishte pritur gjatë 25 viteve martesë.

Djali që u lind në Turqi nga nëna kosovare, u pagëzua me emrin Adhurim.

Kjo nënë bëri bujë të madhe në mediat shqiptare gjatë asaj kohe, pasi fëmija erdhi pas shumë vitesh sakrificë e mundim për këtë nënë. /Gazeta Shneta/