Kjo është mënyra e duhur për t’u depiluar gjatë dimrit

2017-10-27 në ora 12:29

Në mendësinë e përgjithshme, qimet pubike shihen si një ndër gjërat më pas estetike të trupit të një femre dhe për këtë arsye duhen eliminuar gjithmonë, sidomos gjatë stinës së verës kur zona e bikinit është më e ekspozuar ndaj diellit, uji të kripur, por edhe përbërësve të tjerë që qarkullojnë në ajër.

Kur bëhet fjalë për depilimin e kësaj zone, të gjitha vendoseni përballë një dileme shumë të madhe, cila është metoda më efektive dhe më pak e dhimbshme që duhet të përdorni. Ajo që duhet të keni parasysh është që nuk mund të përdorni të njëjtin objekt apo metodë depilimi për pjesë të ndryshme të trupit si krahët, këmbët, bikini dhe sqetullat.

Në treg gjenden pafund kremra ose përzierje të cilat premtojnë depilimin e menjëhershëm të qimeve dhe rishfaqjen e tyre pas një muaji, gjë që është tërësisht e pavërtetë, por edhe e rrezikshme pasi shpeshherë ato kanë në përmbajtjen e tyre komponentë kimikë.

Ndër metodat më të përhapura si brisku, depilimi me laser, depilimi me dyllë, e ashtuquajtura depilimi brazilian, shkulja me doreza plastike apo pe, ju duhet të zgjidhni të parën.

Depilimi më i këshillueshëm është ai me brisk ose gërshërë. Ky lloj depilimi është i thjeshtë, aspak i kushtueshëm dhe nuk dhemb. Këshillohet që zona e bikinit të jetë e njomur me ujë në mënyrë që të zbuten folikulat e qimeve dhe të shpërbëhen qelizat e rritura në lëkurë.