Kolesteroli i lartë është një gjendje e dëmshme që i hap rrugën sëmundjeve të zemrës nëse nuk trajtohet. Për fat të mirë, disa strategji për të ulur kolesterolin mbështeten nga shkenca. Një grup studimesh sugjeron se përbërësit e gjetur në një frut popullor mund të ulin nivelet e kolesterolit deri në 40 për qind.
Fatkeqësisht, kolesteroli i lartë nuk përcjellet me simptoma, por në rast se nivelet e tij rriten mund të ndodhin komplikime shkruan Express.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Molekulat yndyrore që karakterizojnë gjendjen janë të rrezikshme sepse ato çojnë në grumbullimin e pllakave të dëmshme në arterie, gjë që rrit rrezikun për të pasur një atak në zemër dhe goditje në tru.
“Më shumë se dy në pesë njerëz kanë kolesterol të lartë, gjë që i vë ata në rrezik të konsiderueshëm të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës”, ka thënë NHS.
Një grup studimesh sugjeron se përbërësit që gjenden në lëvozhgën e agrumeve, megjithatë, mund të ulin ndjeshëm nivelet e kolesterolit të dëmshëm deri në 40 për qind.
“Studimi ynë ka treguar se flavonet e polimetoksiluara (PMF) kanë efektin më të fuqishëm të uljes së kolesterolit nga çdo flavonoid tjetër i agrumeve”, ka thënë Dr. Elzbieta Kuroëska, hetuesja kryesore e studimit.
“Ne besojmë se PMF-të kanë potencialin të rivalizojnë dhe madje të mposhtin efektin e uljes së kolesterolit të disa ilaçeve me recetë, pa rrezikun e efekteve anësore”.
PMF-të gjenden në një shumëllojshmëri frutash agrumesh, me formën më të zakonshme të antioksidantëve që gjenden në lëvozhgat e mandarinave dhe portokallit.
Autori kryesor i studimit ka shpjeguar se një personi duhet të konsumojë 20 ose më shumë gota lëng portokalli ose mandarine për të përfituar nga efektet e tyre në uljen e niveleve të kolesterolit./Gazeta Shneta/