Kjo është metoda më e sigurtë e depilimit gjatë shtatzënisë

2017-05-26 në ora 07:08

Lindja është një prej eksperiencave më të bukura që gruaja kalon në jetën e saj. Pikërisht pas 9-të muajve të shtatëzanisë ajo do të mund të marrë në krahë fëmijën e saj. Ky moment është i mbushur me shumë dyshime për gruan dhe një prej tyre është lidhur me depilimin.

Depilimi para lindjes

Depilimi para lindjes është një domosdoshmëri nëse gruaja do t’i nënshtrohet një lindje me operacion çezarian, por që nuk duhet të anashkalohet edhe nëse gruaja do të ketë një lindje normale. Depilimi duhet të kryhet në mënyrë shumë perfekte, sidomos në rastin e lindjes me operacion çezarian.

Si duhet të kryhet depilimi?

Nëna e ardhshme duhet të evitojë në mënyrë absolute përdorimin e kremit depilues (për shembull kremin “Veet”), i cili është i përbërë nga substanca kimike, të cilat mund të kenë pasoja të pakëndëshme si edhe mund të shkaktojnë alergji. Këshillohet përdorimi i dyllit depilues, i cili i heq që në rrënjë qimet.

Gjithashtu mund të përdoret edhe brisku, por me kujdes tepër të madh sepse nëse nxitoni mund të shkaktoni të prera, të cilat mund të shndërrohen shumë lehtësisht në faktor infeksioni. Është mirë që gruaja të depilohet shumë shpesh.Burimi pernenat.al