Ndonëse mund të jetë e këndshme zbukurimi i shtratit të bebit tuaj me batanije, jastëk e lodra të buta përreth, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) sugjeron se të gjitha këto duhen shmangur nga shtrati i bebit tuaj deri në moshën 1-vjeçare.
Ekspertët rekomandojnë shmangien e batanijeve deri në moshën 1-vjeçare për të minimizuar Sindromën e Vdekjes së papritur të Foshnjeve (SIDS) shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
“Pas 12 muajsh, rreziqet e SIDS ulen në mënyrë dramatike, por batanijet e mëdha dhe të trasha mund të përbëjnë rrezik, veçanërisht për një fëmijë që ka lindur parakohe”, thotë Joan Becker Friedman, infermiere.
“Deri në muajin 18, një batanije e vogël dhe e lehtë do të jetë e mirëseardhur për fëmijët 12 deri në 18 muajsh”.
Kur filloni praktimin e batanijes Firedman rekomandon që të filloni me një batanije të vogël, të hollë dhe që nuk e pengon frymëmarrjen e bebit tuaj. Poashtu, ajo rekomandon shmangiet e jorganëve dhe batanije të trasha. /Gazeta Shneta/