Gazeta Shneta më herët raportoi në lidhje me vetëvrasjen e motrës medicinale e cila ishte pjesë e stafit të repartit të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Bëhet fjalë për Xhylie Hajdarin, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK’së për asamblistе për Gjilanin.
E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.
Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri.